Mirë se erdhët!

Aplikimet për thirrjen e ardhshme hapen në janar 2027. Këtu shihni çfarë përfshin një aplikim dhe si të përgatiteni.

Vini re

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve ka qenë data 31/03/2026, 17:00. Të gjitha aplikimet e dorëzuara pas këtij afati janë të pavlefshme.

Aplikimi përbëhet nga pjesët e mëposhtme:

Profili juaj

  • Të dhëna personale
  • Të dhëna kontakti
  • Deklarata personale
  • Deklarata personale rreth sigurisë dhe pastërtisë penale (për shembull, nëse personi ka qenë i akuzuar ose i dënuar penalisht më parë).

Puna dhe studimet

  • Të dhëna rreth punësimit aktual dhe të dhëna rreth programit
  • Të dhënat rreth edukimit
  • Të dhënat rreth punësimit
  • Veprimtari vullnetare dhe kualifikimet

Motivimi dhe referencat

  • Të dhëna kontakti për të paktën tre persona rekomandues
  • Gjuhë të huaja
  • Aftësi dhe kompetenca sociale
  • Ese dhe letër motivimi për t’u bërë pjesë e programit

Ju lutemi të lexoni udhëzimet në secilin seksion, t’i plotësoni me kujdes dhe në fund të dërgoni aplikimin me butonin Dërgo.

Për të mësuar më shumë rreth mënyrës së aplikimit, lexoni këto materiale:

Përgatitja e një aplikimi të qartë, të plotë dhe konkurrues vlerësohet të zgjasë të paktën 25 orë, prandaj ju lutemi ta nisni sa më shpejt. Për çdo pyetje, shkruani te leadalbania@aadf.org

Për pyetje apo sqarim, na kontaktoni te leadalbania@aadf.org